Detaje të reja janë zbuluar nga sulmi në xhaminë “Dine Hoxha”, ku një 34-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar ka plagosur 5 persona, që aktualisht ndodhen në spital.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se dëshmitarët që kanë qenë në vendngjarje janë shprehur se autori i ngjarjes Rudolf Nikolli, para hyrjes në xhami kishte bërë veprime të çuditshme, ku në një moment kishte treguar edhe thikën, që plagosi personat.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme ku 34-vjeçari ka plagosur me thikë 5 persona.

Për pasojë ai ka lënë të plagosur pesë persona, Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç, mes të cilëve është edhe një punonjës i picerisë pranë xhamisë që ka hyrë për të ndihmuar besimtarët.

Autori aktualisht ndodhet në polici ndërkohë që nuk dihet nëse ka qenë konflikt çasti, sulm terrorist, apo autori ka qenë me probleme të shëndetit mendor.