Zëvëndëministri i Kulturës Sulejmani ka pritur në takim Enis Aljin, djaloshin i cili kishte aplikuar në konkursin tek Opera dhe Baleti, por në vendin e tij është pranuar një maqedonas i deklaruar si shqiptar. Sulejmani bën thirrje që manipulimet e tilla të marrin fund përgjithmonë.

Ja statusi i plotë i Sulejmanit:

Manipulimet rreth punësimeve ku maqedonasit deklarohen si shqiptar, njëherë e përgjithmonë duhet të marrin fund.

Pas deklaratës së Enis Alji për TV KLAN Maqedoni, Enisin e ftova në takim për të biseduar rreth problemit në fjalë. Pasi gjatë konkursit, ku ishte shpallur vend pune për shqiptar tek Opera dhe Baleti, vendin e Enisit e ka zënë Ljupco Milevski, maqedon i deklaruar si shqiptar.

Fatkeqësisht, manipulime të tilla janë bërë prej kohësh nëpër të gjitha institucionet e vendit.

Në kuadër të Ministrisë së Kulturës do ndërmerrën të gjitha masat e nevojshme që ky problem të përmirësohet. Gjithashtu, e kam njoftuar edhe deputetin dhe njëherit Kryetarin e Komisionit për Kulturë, z.Kastriot Rexhepin