Pas vonesave të vazhdueshme të vaksinave anti-kovid gjatë kësaj periudhën 5 mujore, autoritetet shëndetësore zotohen se nuk do tu përsëritet kjo ngecje. Prodhimi i vaksinës ruse Sputnik V në Beograd, do të jetë i destinuar edhe për vendin tonë, në planin afatgjatë të imunizimit të popullsisë.

“Ky është njëri nga magazinat kryesore të depozitimit të vaksinave anti-kovid në Beograd, prej ku pritet që edhe shteti ynë të furnizohet pas marrëveshjes me Institutin e vaksinave Torllak”

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se këto vaksina nuk janë të përfshira në Planin aktual për imunizim.

Një milion doza në muaj prej dy komponentëve nga vaksinat Sputnik V, ky prodhim është pjesë plotësuese e kapaciteteve tjera të vaksinave si DTPR, BSZH, dhe llojeve tjera që Instituti Torllak ka furnizuar në të shkuarën gjitha shtetet e Ish-Jugosllavisë- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Sipas autoriteteve shëndetësore serbe, ujdi e arritur me prodhuesin kinez të vaksinës Sinofarm, do të mundësoj edhe prodhimin e atij lloji të dozave dy komponent në territorin serb deri në fund të këtij viti.

 Ato që prej tani do të prodhohen në Institutin Torllak nuk do të jenë vetëm për nevojat e Serbisë por edhe për nevojat e gjithë rajonit, e posaçërisht për shtetet tona vëllazërore e fqinje siç është Maqedonia- tha Mirsad Çerllek, Sekretar Shtetëror i Shëndetësi në Serbi.

Nga ana tjetër edhe fqinji tjetër Shqipëria është në negociata me prodhuesin tjetër kinez të vaksinave Sinovac, për të nisur prodhimin e vaksinave të këtij lloji në territorin shqiptar. Një muaj më parë kryeministri shqiptar Rama njoftoi se janë në prag të marrëveshjes me Kinën për furnizim të gjithë rajonit me vaksinat anti kovid. Vendi ynë pritet të shqyrtoj edhe këtë mundësi për porositje eventuale nga Shqipëria.

Adnan Qaili