Fadil LUSHI

Ne shqiptarët këtej thurimës, ne këtej gardhit që nuk kemi NËNËLOKEN, ne këtej gardhit që nuk kemi shtetësinë shqiptare, ne shqiptarët këtejpari që nuk kemi Detin, “Mullirin dhe mullisin”, ne këndej që nuk kemi..,!, të bëjmë “rixha” të reflektosh pozitivitet.., të lusim, ndërto shembullin e burrështetasit të mirëfilltë dhe të “sajdisur” nga miqtë dhe armiqtë e tu! Bëhu njeri ndjellamirë! Të lusim, mos e shndërro institucionin e Presidencës në “rulet kazinoje ku hidhen zaret me fatet e Shqipërisë”!.., bëhu “aristokrat i fjalës dhe i mendimit politik..,”, mos lejo që për çfarëdo kapricesh politike t’u nënshtrohesh urdhrave të diletantëve dhe xhelatëve politikë.., bëhu president që do të duhet të jesh mbi të gjitha palët politike, një president që nuk ka nevojë për “mentor politik, qoftë ai të jetë edhe gjeniali i diplomacisë shqiptare”! Mos lejo që prej teje të bëjnë një “kukull politike”! President i respektuar! Hiq mënjanë atë deklaratën tënde ndjellakeqe: “.., se do t’ia presë duart atij dhe kujtdo tjetër që guxon të vjedhë votat!” Nëse ke vendos të presësh duar.., ja unë po t’i jap duart i mia me njëqind palë rrudha! Zoti e bekoftë Presidencën e Shqipërisë!