Gjykata Themelore Penale në Shkup njoftoi se seanca kryesore për rastin “I pushtetshmi”, e cila duhej të mbahej sot, është shtyrë për shkak të vdekjes së njërit prej të pandehurve. Seanca e radhës është shtyrë për më 17 maj 2021 në ora 11:00. Në rast të ndonjë ndryshimi eventual, palët do të njoftohen me kohë, njoftojnë nga Gjykata.