Në 24 orët e fundit në Shqipëri është shënuar një rritje e lehtë e rasteve të reja me COVID.

Nga 3 024 testime të kryera në total kanë rezultuar pozitivë 317 qytetarë. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 6 persona.

Janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.