Caroline Jurie u arrestua për shkak të trazirave në Sri Lanka.

Policia në Sri Lanka ka arrestuar Caroline Jurie, pasi ajo dyshohet se sulmoi një tjetër vajzë në konkurs bukurie dhe bëri rrëmujë në skenë, shkruan BBC.

Pushpika De Silva fitoi titullin “Miss Sri Lanka” në një ceremoni televizive të dielën dhe ish-fituesja Carolin Jurie duhej ta kurorëzonte atë.

Në vend të kësaj, ajo tërhoqi kurorën nga koka e De Silva, duke pretenduar se nuk mund ta mbante titullin pasi ishte divorcuar.

Fituesi më vonë tha se ajo është ndarë nga burri i saj dhe nuk është e divorcuar.

Miss Sri Lanka është pjesë e serisë së konkursit të bukurisë “Mrs World” për gratë e martuara. Fituesit e titullit të secilit vend kalojnë në konkursin e përgjithshëm”Mrs World”.

“Ekziston një rregull që parandalon gratë që janë martuar tashmë dhe janë divorcuar, kështu që unë jam duke ndërmarrë hapa për ta bërë kurorën të shkojë në vendin e dytë,” tha ajo.

Në një postim në Facebook, De Silva tha se ajo shkoi në spital për t’u trajtuar pas dëmtimit në kokë që iu shkaktua në incidentin gjatë eventit.