Një UFO që supozohet se është parë afër një baze kryesore ajrore te Nevadas në SHBA, sipas teorive konspirative është vëzhguar nga jashtëtokësore për të zbuluar më shumë për teknologjitë e reja ushtarake

Shkencëtarët për një kohë të gjatë e mohojnë idenë se alienët ja kanë dalur që të vizitojnë Tokën. Në fakt, ekspertët deri me tani thonë se kanë zero prova për jetë jashtëtokësore diku tjetër në univers. Megjithatë, teoritë konspirative nuk rrjedhin nga të gjeturat shkencore dhe për këtë kemi vazhdimisht lajme për shikim të UFO-ve dhe jetë jashtëtokësore në planetin tonë.

Teoria e fundit flet për dy objekte të zeza të cilat janë parë duke fluturuar mbi Las Vegas.

Video tregon që këto objekte të çuditshme lëviznin në mënyrë përfekte në qiell.

“Dy objekte janë parë shumë afër mbi aeroport të Las Vegasit (mund të kenë qenë më larg), dy objekte të ndara që ndryshonin formë dhe bënin dritë kur mbuloheshin nga retë”, ka thënë një dëshmitarë për faqen që hulumton UFO-të,MUFON.

“Njëri filloi të ishte më lart dhe tjetri në perëndim u zhduk shpejt”.

Megjithatë, gjuetarët e UFOve kanë ofruar dy teori për këtë zbulim, me një teori kryesore konspirative që citon teoricienin Scott C Waring që dy objektet janë parë mbi bazën e Forcave Ajrore të SHBA në Nellis.

“Në këtë video ne shohim dy objekte të paidentifikuar që fluturojnë mbi Las Vegas të Nevadas”, ka shkruar Waring në blogun e tij që quhet “UFO Sightings Daily”.

“Kjo zonë është shumë afër Bazës së Forcave Ajrore në Nellis. Këto UFO mund të kenë kërkuar mbi teknologjitë e reja të ushtrisë mbi këtë bazë ushtarake në mënyrë që të shikojë edhe zhvillimin agresiv të mjeteve ushtarake të Kinës”.

“Ato mund të jenë po ashtu anije të jashtëtokësorëve që shikojnë bazat ushtarake për të skanuar teknologjitë ushtarake njerëzore e që Amerika këtu është në fokus edhe pse gjërat kanë ndryshuar dhe në këtë aspekt Kina dhe SHBA janë duke konkurruar me njëra-tjetrën”.

Megjithatë, objektet në video mund ti atribuohen shpjegimeve më logjike.

Për shkak të faktit që ato janë parë afër një baze ushtarake, dritat mund të kenë deformuar helikopterët apo avionët.

Derisa nuk ka ndonjë provë që UFO-të ishin aty, shikimet dhe të dhënat nga teoritë konspirative dërgojnë të një pyetje më e madhe.

“Derisa UFO-të përfliten në çdo kulturë, shkencëtarët përpiqen që të gjejnë përgjigjet e mëdha në pyetjet që ngritën për UFO-të: A jemi ne të vetmit?”, thotë profesori emeritus në Astronomi në Universitetin e Arizonas, Chris Impey për “The Conversation” – transmeton GazetaExpress.

“Astronomet kanë zbuluar më shumë se 4000 ekzoplanetë, apo planetë që kanë yje të tjerë në orbitë, një numër që dyfishohet për çdo dy vjet”.

“Disa nga këto ekzoplanetë konsiderohen të banueshëm pasi që janë afërsisht të madhësisë së Tokës dhe kanë të njëjtën largësi nga yjet e tyre për të pasur kështu ujë në sipërfaqen e tyre”.

“Më i afërti nga këta planetë të banueshme është diku 20 vite dritë larg, në pjesën e pasme të “oborrit tonë” kozmik”.

“Ekstrapolimi i këtyre rezultateve çon në një parashikim të më shumë se 300 milionë planetëve që mund të jenë të banueshme në galaksinë tonë”.

“Secila nga këto planete që duken si toka mund të jenë eksperimente të mundshme biologjike dhe janë formuar me miliarda vite gjë që ka mundur të zhvillohet jeta inteligjente dhe teknologjia. Astronomët besojnë shumë se ka jetë jashtë Tokës”.

“Si thotë astronomi dhe gjuetari i planetëve Geoff Marcy, ‘Universi me sa duket gulçon nga shtresat me përbërës të ndryshëm biologjik”.