Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë paraqitjes së saj në kazermën “Krivollak” tha se pret që të përfundojnë proceset gjyqësorë për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend, transmeton Alsat. Shekrenska ka dënuar protestat e djeshme të VMRO-DPMNE-së ku kërkohej lirimi i personave të dënuar për këto ngjarje.

“Do të doja të besoja që këto procese gjyqësore do të kenë përfundim dhe se do të tregojnë me gisht dhe përgjegjësi për ata kryesorët, dhe jo vetëm kundër atyre që kanë kryer dhe organizuar veprën. Për të mos ndodhë këto ngjarje sërish, duhet t’i dënojmë njëzëri. Atë që pash dje në rrugët e Shkupit nuk ishte dënim por mbështetje. Atë që pashë dje në Shkup është që partia që krijoi dhunën qoftë edhe verbalisht nuk do që të distancohet”, tha mes tjerash Shekerinska.