Hoxha Shefqet Krasniqi ka folur edhe për çështjen e Gjykatës Speciale, ku po mbahen disa prej liderëve të UÇK-së dhe për Adem Jasharin.

“Këta njerëz (të akuzuarit e Gjykatës Speciale) në përgjithësi mu kanë dhimbtë. Këta janë hi në burg për burra të mirë, për luftë. Lufta e ka pru Kosovën ku është sot.” – deklaroi z. Krasniqi.

“Është parim që ata të cilët kanë kontribu për atdhe me i respektu e me i çmu.” – vazhdoi ai.

“Ajo çka më dhemb fort: pse vëlla ata që kanë bo krime, e këta të shkretit që kanë hjekë e kanë vujtë me u burgos e mu gjyku? Ku është kjo drejtësi? A pe sheh që drejtësi absolute në këtë dynja nuk ka? Me i thanë kësaj drejtësi, e cila t’i gjykon ty njerëzit e tu. Kjo është dynjaja. Ai që kërkon drejtësi absolute në këtë dynja, nuk e ka kuptu dynjanë.” – u shpreh më tej Krasniqi.

Ai foli edhe për çështjen nëse Adem Jashari ishte praktikues i fesë islame.

“Baba i Adem Jasharit, unë e kam lexuar, ka qenë atëherë gazeta “Zëri”, kur ka ndodh sulmi i parë. Ka qenë ramazan, kohë syfyri. Për atë arsye ata janë kanë çutë. Kur baba i tyne thotë dola me marrë abdes. Krejt drenica janë myslimanë.” – tha ai.

Shefqet Krasniqi më pas e quajti “ekstremist” Milaim Zekën dhe kërkoi që ai të gjykohej me ligj.