Sergio Aguero ka marrë ofertën e tij të parë zyrtare pas njoftimit se ai do të largohet nga Manchester City, me Juventusin që e dëshiron atë në një marrëveshje dy-vjeçare sipas El Chiringuito.

Ai është lidhur me një transferim të mundshëm me disa klube në të gjithë Evropën pasi u konfirmua se ai do të largohet nga Man City.

Sipas raporteve, Juve ka paraqitur një ofertë – por Aguero dëshiron të transferohet te Barcelona dhe të lidhet me Lionel Messin.

Kjo gjë që mund të jetë edhe një mundësi e mirë që Messi mos të largohet nga Barcelona. Aguero ka qenë i lidhur që disa vite me një kalim të mundshëm në “Camp Nou”, megjithatë kontrata me Manchester Cityn ia pamundësoi ta bënte një transferim të tillë.

Kështu, oferta e Juventusit duket të mos jetë aspak joshëse për t’u pranuar për sulmuesin argjentinas.