Selektori i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, provokon keq Kosovën.

Në një intervistë të mërkurën për gazetën serbe “Danas”, Angelovski, tha se te Kosova mendojnë se janë më të mirët në botë.

“Kanë potencial futbolli, por mendoj se problemi i Kosovës ka të bëjë me mentalitetin.

Kam bindjen se ata mendojnë se janë më të mirët në botë dhe pastaj kur nuk e arrijnë rezultatin që e presin, atëherë pason një dëshpërim i madh”, ka deklaruar Angelovski.