Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot është takuar me bujqit nga Komuna e Haraçinës dhe Gazi Babës, transmeton TetovaSot.

Sela u ka premtuar bujqëve që së bashku me partnerin e koaliconit do të angazhohen si opozitë duke shfrytëzuar, sipas tij, të gjitha mekanizmat demokratik për të zgjidhur problemin e tyre.

Ja reagimi i plotë i Selës:

Sot, kisha kënaqësinë që të pres në takim një grup bujq nga Komuna e Haraçinës dhe Gazi Babës.
Takimi u realizua me kërkesë të tyre si përfaqësues të një grupi afërsisht 250 bujq të cilët po diskriminohen nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, më saktë nga Qeveria LSDM-BDI.
Fillimisht u informova për hallin që kishin, që sipas tyre bëhet fjalë për dëme të shkaktuara si pasojë e motit të keq gjat vitit 2018 që kishte përfshirë këto dy komuna. Për katër vite më radhë këta bujq kanë bredhur dyerve të institucioneve dhe janë mashtruar e gënjyer nga përfaqësues të niveleve të ndryshme të pushtetit, duke ju premtuar se do të zgjidhet problemi në fjalë që bujqit të marrin dëmshpërblimin që ju takon me ligj. Edhe pse raste të tilla identike kanë ndodhur edhe në vitet 2016, 2018 dhe 2019 e që janë dëmshpërbyer, por ky grup i bujqëve nga Komuna e Haraçinës dhe Gazi Babës ende nuk janë dëmshpërbyer edhe pse sipas tyre dokumentacioni është i kompletuar ashtu siç e parasheh ligji,kurse të gjitha dosjet e tyre gjinden në Ministrinë e Bujqësisë.
Ministria e Bujqësisë, më sakt Qeveria ka gjetur zgjidhje për bujqit e Strumicës nga ku vjen Kryeministri dhe për bujqit e Prespës prej nga vjen Ministri i Bujqësisë, por jo edhe për bujqit e Gazi Babës dhe të Haraçinës.
Ju premtova se si Aleancë për Shqiptarët bashkë me partnerin tonë të koliacionit, do të angazhohemi maksimalisht me të gjitha kapacitet tona si opozitë që të bëjmë presionin e nevojshëm ndaj pushtetit duke shfrytëzuar të gjitha mekanizmat demokratik që ky problem të gjejë zgjidhje, më sakt 243 familje të marrin parat e tyre që ju takojnë.
Bashkërisht u dakorduam që do të jemi në kontakt permanent me këshillin e bujqëve në fjalë për të koordinuar veprimet me të vetmin qëllim, gjetjen e zgjidhjes së problemit të tyre. I sigurova bujqit se mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të jemi pranë qytetarëve tanë duke ju dalur në ndihmë dhe duke qenë pranë tyre në çdo kohë për të zgjidhur bashkërisht problemet e tyre.