Ejup Berisha

Gjykatat nuk duhet vetëmse të digjitalizohen por edhe të reformohen pra së çari të reformohen e më pas edhe të digjitalizohen ato. Konsideroj se reformimi i gjykatave është i nevojshëm për faktin se është e domosdoshme që me vendimet e tyre të mos krijohen kurrë më katastrofa dhe tragjedi të mëdha njerëzore siç janë krijuar deri tani gjatë shqyrtimit të lëndëve dhe sjelljes së aktgjykimeve nga ana e tyre për raste të caktuara gjyqsore këtu në RMV. Duhet thënë mjaft më praktikës së keqe të shëmtuar dhe të pashembullt të shqiptimit të dënimeve maksimale siç janë dënimet e përjetshme dhe dënimet në kohzgjatje prej dy e deri më katër dekada për individ të caktuar këtu te ne. Në rastin konkret nëse të akuzuarit janë shqiptar atëher Gjykatat e RMV-së pa asnjë hamendje por edhe gjykatësit pa ju trembur fare syri atyre ju shqiptojnë dënime drakonike me burgim maksimal duke filluar prej 20 e deri te dënimet me burgim të përjetshëm. Për ta eliminuar praktikën e deritashme sa më shpejtë duhet të reformohet sistemi gjyqsor duke filluar prej reformimit të Prokurorive publike e deri te Gjykatat. Dënimet maksimale nuk janë të ëmbla dhe këndëshme të njëjtat bile janë edhe shumë të trishtueshme vetëmse kur dëgjohen e lere më ti vuash si i dënuar potencial. Prandaj përsëris reformimi i sistemit Gjyqsor është i pashmangshëm dhe i pashtyeshëm duhet të bëhet menjëher pa shtyrjen e afatit për zbatimin e reformave më tej duke filluar qysh nesër sepse ka të bëj me qështje qensore që na tangon të gjithë neve si qytetar të këtij shteti. Nëse deri tani janë dënuar keq dhe shumë rëndë ata njerëz që janë dënuar deri sot nesër të dënuar potencial ngjashëm si ata mund të jemi edhe të gjithë ne të tjerët. Është e patolerueshme që njerëzit të dënohen me dënimet e skajshme dhe maksimale. Perendi a ka mëshirë ndojkush ndaj njerëzve këtu. Duhet parashtruat pyetjen se ku jetojmë ne në Perendimin e egër apo në një shtet bashkëkohor dhe demokratik i cili nga pavarsimi i tij është deklaruar për nevojën e reformimit të Sistemit Gjyqsor. Me dënimet e larta dhe hakmarrëse të shqiptuara ndaj disa dhjetra shqiptarëve dhe atë paramendoni në raste të montuara gjyqsore nuk e kanë pësuar vetëmse të dënuarit e tyre por gjithashtu e kanë pësuar keq edhe të gjithë anëtarët e familjeve të tyre meqë personat e dënuar nuk janë bonjak por njerëz të cilët kanë edhe familje. Për reformimin e sistemit gjyqsor këtu në RMV është folur shumë gjërë e gjatë por vetëmse në aspekt formal ndërsa në aspekt faktik duket qartë se është bërë shumë shumë pak. Dënimet e shumta maksimale të shqiptuara dhe rastet e montuara e vërtetojnë këtë që po e themë unë. Prandaj së pari duhet reformuar e më pas edhe duhet të digjitalizohet puna e Gjykatave. Duhet pasur parasyshë se Gjykatat nuk duhet të jenë institucione për hakmarrje ndaj njerëzve por ato duhet të jenë institucione për ardhje në shprehje të Drejtësisë. E drejtësia nuk imponon praktikë të shqiptimit të dënimeve maksimale e aq më pak edhe të dënimeve me burgim të përjetshëm.