Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugë Shtetërore”, Ejup Rustemi së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot kanë inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë.

Drejtori Rustemi ka njoftuar se tani më janë duke u bërë gati përgatitjet për pjesën e dytë të autostradës.

“Është duke u bërë hulumtimi gjeomekanik dhe gjeoteknik për pjesën tjetër të austostradës. Pjesa me gjithësej 10.6 kilometra e cila fillon nga fshati Bllacë deri në qarkoren e Shkupit. Deri në fund të shtatorit shpresojmë se do ta kemi projektin. Më pastaj do të fillojë edhe procedura për tenderimin dhe përzgjedhjen e realizuesit të kësaj pjese”, është shprehur drejtori Rustemi.