Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar pas hartave që kanë qarkulluar në mediat sllovene për ndryshimin e kufijve të Ballkanit.

Ai ka thënë se vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një të ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë çelësat e paqes, demokracisë dhe prosperitetit. Vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme”, ka shkruar Roth në rrjetin social Twitter.