Me 92 vota për dhe asnjë të përmbajtur apo kundër, deputetët në seancën e sotme në Kuvend sollën vendim për shpallje të gjendjes së krizës në kufirin jugor dhe verior për shkak të rrezikut të lartë nga vala e rritur e hyrjes dhe tranzitit të migrantëve dhe për mbrojtjes e shëndetit publik në kushte të pandemisë.

Votimi i këtij vendimi vijon pasi të njëjtat kaluan dje në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri. Përkrah kësaj, u miratuan edhe vendime për dërgimin e pjesëtarëve të armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar nën organizim të OKB UNIFIL në Liban.

Në këtë seancë në rend dite janë edhe propozim ndryshimet të ligjit për mbrojtje shëndetësore, me të cilat kufizohet shuma që do ta paguajnë qytetarët në spitalet private, si dhe ndalohet kalimi i kuadrit nga shëndetësia publike në private gjatë kohës së gjendjes së krizës.