Gazetari Ridvan Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka kërkuar falje familjes Hoxha pas një përballje të ashpër në një emision që pati me kreun e Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha.

Berisha ka shprehur keqardhje për familjen Hoxha duke kërkuar falje dhe duke sqaruar se pa dashje e ka përmendur këtë familje në përballjen e tij me Fadil Hoxhën.

“I kerkoj falje familjes se gjere Hoxha ndersa jashte kontekstit, vertete pa dashje, e permenda kete familje te respektuar te Anamoraves kur po ballafaqohesha kete jave ne Kanalin 10 me nje kryetar sindikate, i cili tere vitet e punes ne RTK i ka kthyer ne mision baltosjeje te pafund per kete medium”, ka shkruar Berisha .

Tutje Ridvan Berisha ka theksuar se keqardhjen që ndjen për familjen Hoxha nuk e ka edhe për kreun e SPRTK-së, duke shtuar se mendon se ky i fundit i shërben me vite të tëra një subjekti politik kundër RTK.

“Edhe njehere po e ve theksin te keqardhja qe ndjej per familjen Hoxha dhe publikun ndersa per kete ‘kryetarin’ fare nuk jam pishman se si jam ballafaquar me te duke i demonstruar faktet publike se si i njejti vazhdon per t’i sherbyer me vite e vite nje subjekti politik kunder RTK”, ka shtuar Berisha.

Postimi i tij i plotë:

KERKIM FALJE PER FAMILJEN HOXHA!

Jetojme ne nje habitat kulturor ku diskursi publik po kuterbon ere moçalesh, ky ciklon po i mbisundon vlerat. Kete jave edhe une u bera pjese e ketij moçali, me duhet te theksoj se ndjehem vertete keq. Keqardhja perfaqeson qeniet humane, s’jemi te persosur asnjeri prej nesh. Statusi im nuk me lejon per t’u leshuar ne role per t’i bere veting askujt edhe pse tashme diskursi publik ka rreshqitur tash e sa vite ne kete perrua.
I kerkoj falje familjes se gjere Hoxha ndersa jashte kontekstit, vertete pa dashje, e permenda kete familje te respektuar te Anamoraves kur po ballafaqohesha kete jave ne Kanalin 10 me nje kryetar sindikate, i cili tere vitet e punes ne RTK i ka kthyer ne mision baltosjeje te pafund per kete medium. Me vite te tera ky kryetar ekziston vetem per shkak te kauzes dhe fushates se piste anti RTK. Nuk ka me lidhje kauza e tij per ndreqjen e RTK. Edhe njehere po e ve theksin te keqardhja qe ndjej per familjen Hoxha dhe publikun ndersa per kete ‘kryetarin’ fare nuk jam pishman se si jam ballafaquar me te duke i demonstruar faktet publike se si i njejti vazhdon per t’i sherbyer me vite e vite nje subjekti politik kunder RTK.
Edhe diçka per fund:
Une nuk kam qene asnjehere Drejtor i Pergjithshem i RTK. Cilido qe ndjehet me behane – meshnet, por une e konsideroj pozicionin tim te pacenuar dhe jam i lire te flas. Per bindje politike nuk mund te denohesh ne demokraci, ne rastin tone intimidohesh e linçohesh publikisht. Ne lekuren time e kam te ligjeruar kuptimin e ketij linçimi nga LVV per vite te tera. Shej nuk ma len kjo gjuhe, ata e dijne!
U pafshim me te mira!