Siç raporton gazeta spanjolle AS, Real Madrid dhe Luka Modric kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për të zgjatur kontratën e mesfushorit kroat.

Kontrata e Modric skadon në qershor të këtij viti, ku do të mbetej lojtar i lirë, por me formën e treguar ka bindur drejtuesit e klubit.

35-vjeçari ka gjetur një marrëveshje me Los Blancos për rinovimin e kontratës edhe një vit.

Vlen të thuhet se kroati ka pranuar edhe uljen e pagës që iu propozua nga kryesia e klubit.

Tani për tani vetëm njoftimi zyrtar mungon nga klubi.