E premtja e zezë mund të quhet ajo që po vjen më 23 Prill teksa Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që do të mblidhet pikërisht 4 ditë më pas dhe do të vendosë për skuadrat “rebele” të SuperLigës.

Bëhet fjalë për Real Madrid, Chelsea e Man. City që janë në gjysmëfinalen e Champions League dhe Arsenal e Man. United në gjysmëfinalen e Europa League dhe të gjitha këto skuadra mund të përjashtohen menjëherë pa zbritur në fushë në ndeshjet e ardhshme sipas kalendarit.

Mësohet se ekziston një mundësi që UEFA të tregohet menjëherë e ashpër dhe të mos tolerojë një “karshillëk” të tillë nga klubet që krijuan SuperLigën e Europës çka do të kishte dhe pasoja në vendime. PSG do të shpallej kampion i Champions League ndërsa Roma me Villarrealin do të kalonin direkt në finalen e Europa League.

Do të jetë një ditë shumë vendimtare ajo e mbledhje së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku do të kuptohet edhe mënyra e trajtimit të kësaj çështjeje, me dorë të hekurt menjëherë apo fillimisht me forcën e paralajmërimit për masa më të rënda!