Emri i komandantit Adem Jashari, është lakuar këto ditë nga disa figura publike, lidhur me çështjen se a ka qenë pro apo kundër fesë heroi Jashari.

Këto deklarata erdhën në ditën e parë të muajit Ramazan.

Mirëpo lidhur me këto deklarata ka reaguar nipi i tij, Bekim Jashari, i cili ka publikuar një thënie të Komandatit legjendar, Adem Jasharit.

“Ne, sikur të parët tanë brez pas brezi, luftuam për atdheun e të gjithë shqiptarëve”, është thënia e tij e shpërndarë në Facebook.