Masat,anti kovit u vazhduan edhe për një javë,këtë akt më shumë e kuptojmë si paaftësi,kundër luftës së përhapjes së pandemisë.
Paaftësia e institucioneve shtetrore,të cilat janë të thiruna për parandalimin e përhapjes së pandemisë,me sa duket nuk arijnë te formula e shumë pritur që të ndalohet pëhapja e pandemisë tek qytetarët.
Institucionet me masat restriktive,i ndëshkojnë qytetarët e pafajshëm,me ndalesa konzervative të cilat nuk e dhanë efektin pozitiv.Në këtë mënyrë fajin ua hudhin qytetarëve,gjegjësisht nuk i hulumtojnë kushtet tjera sekundare ,të cilat indirekt e përhapin pandeminë,si p.sh. Mosdesinfektimin urban, i rrugëve i hapsirave në pritoret administrative,si dhe nëpë banka, po ashtu vlen të potencohet edhe grumbullimin e mbeturinave nëpër kontejnera të cilat rinë të mbushura nga një javë, pastaj mos trajtimi i qenve endacakë të cilë lëvizin të lirshëm nëpër qendrat urbane.Në këtë mënyrë mundësohet pëhapja sekundare e virusit.
Prandaj me të drejtë kërkojmë, që menjëherë të miren masat mbrojtëse sekundare,të cilat ndikojnë në pëhapjen e virusit direkt te qytetarët.
Dhe sa më shpejtë të hiqen ndalesat kufizuese,sepse në regjion kemi dhanë vetalarmim,dhe u japim preteks që të na vënë në lista të zeza dhe karantinë.
Lëvizja Ilirida