Nëpër rrjetet sociale ka nisur ‘tallja’ me premtimet e bëra dhe të parealizuara nga ana e kreut aktual të komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Në këtë video të publikuar në rrjetet sociale, mund të shihet se si një qytetar i Gostivarit thotë se qyteti i tij nuk ka nevojë për rrugë dhe asfalt të mirë pasi që kryetari i tyre Arben Ratavari tashmë u ka siguruar atyre automjete që fluturojnë.

Por, i njëjti qytetar ka dhe një vërejtje për kryetarin e Gostivarit pasi që një nga premtimet e tij për të eliminuar turbulencat në ajër, nuk e ka realizuar dhe për këtë shkak automjeti i tij gjatë lëvizjes hasë në pengesa.

Video në vazhdim: