“U desh Linda që unë të dorëzohesha!” Kështu tha sot kryeministri Edi Rama ndërsa pranoi se gjithmonë ka qenë kundër idesë së martesës deri sa njohu atë që sot është bashkëshortja e tij, Lindën. Rama u shpreh se sot është një burrë i papenduar që iu dorëzua një gruaje, sepse gjeti gruan ideale.

“Ka qenë dorëzimi im përfundimtar ndaj idesë të martesës, sepse unë kam qenë ideologjikisht i investuar kundër idesë të martesës dhe u desh Linda që unë të dorëzohesha dhe që të jem sot e gjithë ditën një burrë i papenduar që i jam dorëzuar një gruaje… Ndodhi që gjeta gruan ideale.”- tha Rama në “E diell”.