Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme mori vendim për ndërprerjen e njëanshme të Marrëveshjes së koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – rërës dhe zhavorrit në lokalitetin fshatin Konjarë e Poshtme me koncesionarin EURO PROGRES SHPKNJP eksport-import.

Siç shkroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Fejsbuk, sipas raportit inspektues koncesionari nuk i ka respektuar vendimet dhe masat lidhur me mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Sipas raportit nga Inspektorati i Mjedisit Jetësor, Ministria e Ekonomisë vërtetoi se koncesionari nuk u është përmbajtur zgjidhjeve dhe masave në lidhje me mbrojtjen e mjedisit jetësor të përcaktuara me rregullat nga fusha e mjedisit jetësor, përkatësisht shfrytëzimi i lëndëve të para minerale është bërë jashtë brezit të bregut me gjerësi prej 50 metrave prapa vijës së kontaktit të ujit pesëdhjetëvjeçar në rrjedhën e parregulluar të ujit të lumit Pçinja, shkroi Bekteshi.”

Në seancën e 55 të mbajtur më 18 mars 2021 Qeveria mori vendim për ndalimin e përkohshëm të eksploatimin e zhavorrit në lumin Pçinja në atarin e fshatit Konjare e Mesme derisa zgjatë inspektimi i Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, për shkak të alarmit të popullatës se zhavorri bëhet nga koncesioni i rregulluar dhe derisa nuk sillet vendim i ri në pajtim me konstatimet e inspektoratit kompetent.

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor me urdhër të Këshillit inspektues bëri mbikëqyrje inspektuese dhe Ministrisë së Ekonomisë i dërgoi raport me të cilin sugjerohet se nuk është vepruar sipas Marrëveshjes për koncesion dhe eksploatim të lëndës minerale zhavorr.