Qeveria i ka ndërprerë koncesionin kompanisë “ Europrogress” , e cila po merrej me grryerjen dhe dëmtimin e sipërfaqes së konsiderueshme të tokës prodhuese bujqësore në Konjare të Shkupit.
Ky propozim vjen me insistimin dhe propozimin e ministrit të bujqësisë, Arjanit Hoxha, pas disa inspektimeve në terren bashkë me Inspektoratin e Mjedisit Jetësorë, dhe takimeve me banorët lokal, të cilët disa herë protestuan duke bllokuar rrugët.

Ministri Hoxha ka konstatuar se kompania në fjalë ka vepruar jashtë rregullave të parashikuara në marrëveshjen koncensionare. Konkretisht, “Europrogress” ka gërryer në Lumin Pçinjë në Konjare të Mesme për lëndë të parë minerale, rërë dhe zhavorr rreth 50 metra jashtë vijës së parashikuar në koncesion. Një muaj më parë, revolta e banorë u reflektua përmes protestave disa ditore, pas të cilave Qeveria mori vendim për ndërprerje të përkohshme të punimeve të koncensionerit. Ministria e Ekonomisë, tashmë disa vite, i ka dhënë koncesion kompanisë “ Europrogres” . Koncesioni u dha në vitin 2011 dhe u vazhdua në vitin 2019. Nga punimet në terren është zhdukur një sipërfaqe e konsiderueshme toke prodhuese bujësore.