Shtetasi S.A, 46 vjeç ka plagosur veten më armë zjarri dhe ka ndërruar jetë , informon policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, në Tiranë.

Si pasojë e plagëve të marra, 46 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.