Paris Saint-Germain ka një objektiv këtë pranverë: t’i lidh me kontrata të reja dy yjet Neymar dhe Kylian Mbappe.

Ata kanë ndërtuar një plan dhe në mendja kanë një rezultat, por mund të ketë edhe probleme rrugës, pasi Mbappe, duket që nuk e ka ndarë mirë mendjen që të qëndrojë ende në kryeqytetin francez.

Neymar, nga ana tjetër, dhe siç raportohet në L’Equipe, besohet se tashmë është në negociata të avancuara të kontratës me kryesinë e PSG-së.

Aq sa klubi shpreson të jetë në gjendje të njoftojë zgjatjen e kontratës së tij, që pritet të jetë deri në vitin 2027 – përpara ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve me Manchester City në 28 prill.

PSG shpreson që ta mbyll pjesa e parë, për tu përkushtuar pastaj te Mbappe, ë ta bindin që të qëndrojë.

Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi deklaroi pas fitores së tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munchen se Mbappe dhe Neymar nuk kanë asnjë arsye të largohen.

Ai të njëjtën gjë e kishte thënë edhe pas fitores ndaj Barcelonës.

L’Equipe shkruan se Mbappe dhe agjentët e tij janë bombarduar me thirrje javët e fundit nga klubi.

Oferta e funit thuhet se është një rritje e pagës e cila do të shihte 22-vjeçarin të merrte rreth 30 milionë euro në vit, me marrëveshjen e tij të zgjatur deri në 2024.