Tre shtetas të Kosovës janë arrestuar në autostradën afër Gjevgjelisë në pjesën jugore të Maqedonisë, pasi kanë lëvizur gjatë orës policore, pa leje nga policia.
Ata janë arrestuar të mërkurën në ora 22 e 15 minuta, kurse ora policore në Maqedoninë e Veriut fillon në ora 22.
“Më datë 31.03.2021 në ora 22.15 minuta në autostradën Gjevgjeli-Shkup, te vendi i quajtur “Tunelet”, policët kanë ndaluar një veturë të llojit “Citroen”, me targa të Kosovës. Në veturë kanë qenë personat D.B.(46), D.D.(43) dhe М.F.(40), të gjithë nga Kosova dhe ata janë privuar nga liria sepse gjatë kohës kur në fuqi është ndalesa për lëvizje ata kanë lëvizur pa leje ose pa paralajmërim paraprak. Për këtë arsye ekziston bazë dyshimi se kanë kryer veprën penale ‘mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”, njoftoi MPB.
Për rastin është njoftuar Prokurori Publik, kurse personat janë dorëzuar në stacionin policor në Negotinë.