Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me personat e përfshirë në incidentin në zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, ku dyshohet se në ngjarje janë përfshirë tre persona.

Burimet bëjnë me dije se si autorët e përfshirë në ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të hëne ku u plagos 27 vjeçari Bledar Okshtuni janë janë Ndriçim Jonuzi, Markel Shtylla drejtori i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini.

Në foto është Ndriçim Jonuzit i cili ishte dënuar me 8 vite burg. Gjithashtu ky shtetas është me precedent kriminal në një vend të BE-së.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje në Kavajë ka mbërritur edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ngjarja ndodhi rreth një orë më parë, ku Ndriçim Jonuzi plagosi me armë mbështetësin e PD Bledar Okshtuni. Policia bëri me dije se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mes tyre, Jonuzi ka hyrë në ambientet e brendshme të zyrës elektorale dhe ka plagosur me pistoletë në këmbë 27-vjeçarin. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.