Përkeqësohet tensioni në Gaza. Më shumë se 30 raketa u lëshuan gjatë natës nga Rripi në drejtim të jugut të Izraelit, ku sirenat e alarmit ranë disa herë. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi ushtarak.

– Advertisements –

Pesë nga raketat u kapën nga Kupola e Hekurt, sistemi i mbrojtjes. Në përgjigje të nisjeve, të cilat filluan mbrëmë, forca ajrore izraelite goditi disa herë objektivat ushtarake të Hamasit në Gaza. Incidente të reja u shënuan mbrëmë edhe në Jeruzalem.