Sot , në ora 19:00, me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të Holokaustit në Izrael – Yom HaShoah, në bashkëpunim me SIBRA – Sinagogën dhe Institutin hebre të Brazilit në Porto Alegre, dhe me ftesë të rabinit Guershon Kwasniewski, studiuesja jonë Maja Susha nga Departamenti për edukimin dhe studimin e Holokaustit, pranë ITSHKSH-së, do të mbajë një ligjëratë online mbi hebrenjtë maqedonas dhe fatin e tyre gjatë kohës së Holokaustit.
Ky është bashkëpunimi i parë me SIBRA Institutin nga Porto Alegre, dhe në këtë aktivitet të parë online do të transmetohen dhe do të prezantohen të gjitha hulumtimet, aktivitetet dhe botimet tona të mëparshme, ndërsa fjalën do të marrë edhe rabini Guershon Kwasniewski. Sesioni online, me rastin e Yom HaShoah, do të ndiqet nga një numër i madh hebrenjsh nga Brazili dhe Amerika e Jugut.