Ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive ka sistemuar 32 nëpunës administrativ në Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe me këta administrator në këtë institucion numri i përfaqësimit të shqiptarëve kalon 40 për qind.

Pikërisht ky numër frikëson drejtorin Stojko Paunovski dhe ka bërë që ai me nervozizëm të shfaqet në paraqitjet e tija televizive. Ai ka shkuar deri në atë shkallë sa që nuk ka dëgjuar urdhrat e kryeministrit Zoran Zaev që të zbatoj ligjin dhe asgjë më tepër.

Paunovski me pretendimet e tija se 32 nëpunësit administrativ nuk kanë aftësi profesionale, ai ka ofenduar shqiptarët.

Ai ka manipuluar me opinioni duke lëshuar akuza se gjoja këta 32 nëpunës administrativ nuk kanë arsimim adekuat, por që e vërteta del të jetë krejtësisht e kundërt.

Sipas ministrisë për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive shumica e këtyre nëpunësve administrativ janë me ekonomist të diplomuar, jurist, por edhe të diplomuar në fusha të tjera siç është administrata e biznesit dhe administrata publike.

Për të qenë edhe më të saktë nga 32 nëpunësit administrativ, 11 prej tyre kanë diplomuar ekonomikun, 9 në fakultetin e administratës së biznesit, 3 kanë diplomuar juridikun, 4 janë të diplomuar në fakultetin për siguri kriminologji, 2 prej tyre drejtimin administratë publike dhe vetëm 3 nëpunës administrativ janë me shkollë të mesme.