Rreziku për komplikime të mundshme shëndetësore ende nuk kalon për pacientët të cilët tani më kanë kaluar virusin korona. Megjithëse, CoVid-19 kanë arritur ta mposhtin, pasojat ndaj shëndetit që kanë lënë pas shfaqin nevojë të domosdoshme për një kujdes shtesë spitalor, thonë mjekët. Sidomos për kategoritë e rrezikuara të pacientëve, të cilët kanë sëmundje shoqëruese me mushkëritë, zemrën, dhe sistemin nervor. Drejtori i Pulmologjisë Dejan Dokiç tha se klinika e tyre po merret me trajtimin e pacientëve post-kovid.

“Sa i përket klinikës tonë shumica e pacientëve janë post-kovid. Ata janë pacientë që e kanë kaluar, por ende kanë probleme me frymëmarrjen, kanë vështirësi për tu mbushur frymë. Nuk kanë saturacion të mjaftueshëm, prandaj iu duhet hospitalizim. Praktikisht, ata kanë nevojë për kujdes shëndetësor spitalor me qëllim që të munden të arrijnë përqendrim të mjaftueshëm të oksigjenit dhe pastaj vet të mund të shkojnë në shtëpi” – deklaroi Dejan Dokiç, Drejtor në Klinikën e Pulmologjisë.

Qytetarë të shumtë shprehin shqetësimet në rrjetet sociale për pasojat që virusi iu la në shëndet.

“Periudhën post kovid tensioni gjakut 200/110 është shumë për mua si 38 vjeçe, kam zhurma në dëgjim, dhimbje të qafës dhe gjakderdhje nga hunda.”

“Djali im 13 vjeç pas kalimit të infeksionit ka rrahje të shpejt të zemrës, vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me veshkat. Merr terapi sikur të jetë në moshë të shtyrë, vërtetë ka vështirësi.”

“Unë jam 25 vjeçe dhe gjithnjë kam pasur shtypje të ulët të gjakut, tani pasi kalova kovidin jam me hipertension 130/90 dhe kam oshtimë të tmerrshme të veshëve.”

Sipas të dhënave zyrtare në valën e pranverës vdekjen e kanë gjetur 25% nga pacientët e hospitalizuar.
Rritje e shtuar e vdekjeve është evidentuar edhe tek pacientët pas dy testeve negative si të shëruar.
Gjatë javës që lamë pas nga 256 të vdekur, vetëm 7 pacientë kanë qenë pa asnjë sëmundje shoqëruese, përkatësisht numri i lartë i pacientëve që nuk i mbijetuan këtij infeksioni ishte me disa komorbiditete.