Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një vjedhje të rëndë në Gjilan.

Rreth orës 17:40 disa persona dyshohet të kenë vjedhur 600 euro në një xhami.

“VJEDHJE E RËNDË

Rr. Fadil Jakupi, Gjilan 16.04.2021 – 17:40.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të xhamisë dhe nga kasaforta kanë vjedhur 600 (gjashtë qind) € para”, njofton policia e Kosovës.