Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi video takim me Ambasadoren e sapo emëruar të Republikës së Maltës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në La Valeta, znj. Meri Shikluna, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale.

“Si ambasador i parë në i Republikës së Maltës në vendin tonë, nga vendosja e raporteve diplomatike në mes dy vendeve, besoj se me përvojën tuaj diplomatike dhe angazhimin personal do të jepni kontribut në thellimin e raporteve”, theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesi iu referuan edhe vizitës vijuese të Ministrit Osmani në Malta dhe takimit me kolegun e tij, Ministrin Bartolo, që paraqet edhe një mundësi për konfirmimin e zhvillimit të shkëlqyeshëm të raporteve bilaterale midis dy vendeve dhe mundësia për intensifikimin e bashkëpunimit.

Në takim u bisedua për përforcimin e shkëmbimit ekonomik dhe tregtar, si aktivitet i përbashkët midis dy vendeve, e si urë për thellimin e bashkëpunimit është edhe numri komunitetit nga Maqedonia e Veriut në Maltë.

U shkëmbyen mendime për perspektivën e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimit rajonal si mjet i rëndësishëm në progresin e proceseve integruese, si dhe hapat e ardhshme dhe angazhimin nga ana jonë në drejtim të mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare dhe hapjet formale të negociatave për aderim në Union.