Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani  ka thënë se investimi në edukimin e hershem dhe në inovacion e teknologji, është çelës për zhvillimin e potencialit dhe talentit të tyre.

Këtë Osmani e tha sot në Ditën Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit gjatë një takimi me disa nxënës të cilët janë pjesë e BONEVET. “Për ca çaste, ata mjeshtërisht na rikthyen në boten e fëmijëris. 

Teksa i shihnim se si përmes robotikës gjallërohej imagjinata e tyre dhe kur programonin rrugën e duhur në menyrë që të shmangin pengesat në lojë dhe të perfundojnë sfidat me sukses, e përjetuam bashkë me ta një emocion të veçantë̈ të lirisë, ashtu siç mundet njeriu ta përjetojë̈ vetëm gjatë fëmijërisë̈”, ka shkruar Osmani në Facebook.