Skënder MULLIQI

  Zgjedhjet e reja në Kosovë, legjitimuan një garniture të re politike , shpresëdhënese për ndryshime pozitive të gjendjes politike dhe gjendjës ekonomike, pas shumë vitësh të stagnimit. Ndërrimi i pushteteve pas një kohe të gjatë , ka hapur përspektiva të reja, së më në fund do të luftohen krimi I organizuar dhe korrupcioni , dy fenomene këto që na kan lënë mbrapa, na kan varfëruar, kan bërë që nivili i atyre që po kërkojnë punë të jetë i lartë, kanë bërë që të krijohet pa përspektivë për të jetuar në Kosovë. Të gjitha këto  fatkeqësi do të thosha të cilat na gjeten, i faturohen një klase të pa përgatitur politike  për sistemin shumë partiak pluralist, dhe për sfidat e fazës të tranzicionit. Këta njerëz të pa pregatitur profesionalisht  e moralisht, krijuan situata shumë të palakmueshme duke e futur vendin në kriza të një pas njëshme politike , institucionale dhe në kriza ekonomike, deri në zhbërje të shtetit.Ata ishin bërë pengesë e madhe e avansimit të proceseve demokratike dhe zhvillimore që i kërkon sistemi kapitalist leberal. U bën pengesë e madhe edhe e inkuadrimit të vendit në organizmat përkatëse të BE-së. Mbetëm të izoluar nga bota demokratike , mbetem pa investime te jashme , mbetem pa njohje te reja , mbetem pa zhvilllim të industrisë së rëndë pa të cilën nuk ka zhvillim të një shteti… Të gjitha sistemet e jetës dhe të punës pësuan deformime të mëdha, të cilat bënë që të kemi stagnacion të jetës shoqërore dhe politike në vend . Ardhja e Kurtit në krye të Qeverisë dhe ardhja e Vjosën në krye të Presidencës , kan ngjallur shpresat së veshtirësitë e shumta  të natyrës ekonomike dhe sociale do të tejkalohën. Pastaj, çka është shumë e rëndësishme për Kosovën , është fakti së  nuk do të lejohet më që Serbia të na dirigjojë në bisedimet të cilat pritën të vazhdohen , për normalizim të mardhënjëve të ndërsjella. Tashmë Serbisë i janë dërguar sinjale të qarta nga Amerika e Gjoe Bajdenit dhe nga organet tona të sa poformuara të shtetit, së ajo duhet të pranon pavarësinë e Kosovës, duhet që të përgjigjet  për të pagjeturit , të përgjigjet për dëmet e luftës , suksesionin, dhe so do  të paditët para Gjykatës Speciale për krimet dhe gjenocidin në Kosovë. Serbia nuk ka të bëjë kësaj radhe më njerëz të shantazhuar nga të dyja anët e kufirit, por ka të bëjë më dy përsonalitete të fuqishme , të cilët e kan marr besimin e popullit në zgjedhjet plebishitare të 14 shkurtit. Kan marre besimin e popullit së nuk do të lejohet të vihet në pëshore sovraniteti dhe integriteti territoral i Kosovës. Nuk do të këtë pazare lidhur me shkëmbimet territoriale të Kosovës . Do të kemi procese të reja të integrimeve rajonale e veqmas më Shqiperinë , ku  do të kemi  politika dhe qasje pragmatike dhe strategjike afatgjata për dy vendet, të cilat procese natyrisht se do të na dergojnë ngadale kah bashkimi .Me këtë klasë të re politike , dhe më presidentin e ri të Amerikës, Bajdën , do të përfundojnë planet  hegjemoniste  ruso-serbe karshi trojëve shqiptare në Ballkanin Perëndimor…