Vijon ende procesi i numërimit të votave ku deri më tani janë numëruar votat në 3754 nga 5199 QV gjithsej.

Sipas rezultateve të deritanishme PS ka arritur të sigurojë 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.
Nga numërimi i deritanishëm PS ka 535389 vota, PD 429594 vota, LSI 74734 vota në rang kombëtar.

Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 643 QV nga 1243 gjithsej. PS merr 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1.
Në Qarkun e Durrësit janë numëruar 212 nga 481 QV, PS ka 8 ndërsa PD 6 mandate.
Në Qarkun e Vlorës janë numëruar 410 nga 445 QV, PS ka 8 mandate, PD 4.
Në Qarkun e Elbasanit janë numëruar 451 nga 511 QV, PS arrin 8 ndërsa PD 6 mandate.
Në Qarkun e Korçës janë numëruar 321nga 427 QV gjithsej. PS ka deri tani 6 mandate dhe PD 5.
Në Qarkun e Beratit janë numëruar 177 nga 277 QV. PS merr 4 mandate PD 2 dhe LSI 1.
Në Qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 181 nga 207 QV. PS kryeson me 3 mandate, PD 1.
Në Qarkun e Fierit janë numëruar 502 nga 580 QV në total. PS 9, PD 6, LSI 1 mandat.
Në Qarkun Shkodër janë numëruar 329 nga 411 QV. Kryeson PD me 6 mandate, PS 3, PSD 1 dhe LSI 1.
Në Qarkun e Dibrës janë numëruar 204 nga 227 QV. PD ka 3 mandate dhe PS 2.
Në Qarkun e Lezhës janë numëruar 185 QV nga 249 gjithsej. Deri tani PD ka 4 mandate dhe PS 3 .
Në Qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave në 141 QV gjithsej. PD ka marrë 2 mandate dhe 1 PS.