Problemi vjen kur koha juaj e vonë e gjumit përplaset me detyrimet tuaja në mëngjes herët. Nëse rregullisht po bëni më pak se shtatë deri në nëntë orë të rekomanduara gjumë në natë, shëndeti dhe mirëqenia juaj mund të vuajnë.

Që mëngjesi juaj të jetë më i këndshëm, duhet të nisni përgatitjen që në darkë. Prandaj përpiquni të shkoni në shtrat 15 ose 20 minuta më herët se zakonisht për disa ditë.

Gjeni diçka qetësuese për të bërë, si duke bërë një banjë të ngrohtë, duke lexuar një libër ose duke dëgjuar një muzikë të mirë para se të flini.

Ushqehuni mirë me një darkë të shëndetshme dhe jo të mbingarkuar për organizmin tuaj.

Kur të zgjoheni sigurohuni që:

Dhoma juaj të ketë drita natyrale që është më e mira, prandaj dilni jashtë ose hapni dritaren e dhomës tuaj të gjumit. Nëse nuk mund të dilni jashtë ose dhoma juaj është e privuar nga drita natyrale, provoni një llambë terapie me dritë që imiton ndriçimin e dritës natyrore.

Shmangni menjëherë përgjumjen apo dëshirën për të dremitur, pasi mund të cojë në vonesa për punë por dhe nisjen e një dite jo të mirë.

Bëni mëngjeset më të këndshme. Mundohuni që edhe ta keni të parapërgatitur për t’iu lehtësuar punë vetes tuaj. Ndoshta një filxhan kafe të nxehtë dhe librin e përditshëm. Të dish që diçka e këndshme të pret mund të të ndihmojë të hedhësh hapin e parë nga shtrati.

Një zgjidhje tjetër është aktiviteti fizik. Do ju mbushi plot energji gjatë ditës dhe do ju heqi stresin e grumbulluar. Përpiquni cdo mëngjes të ushtroheni nga pak në mënyrë që dhe trupi juaj të jetë gjithmonë i bukur.