Ejup Berisha

Partitë Politike shqiptare janë subjekte politike që funkcionojnë derisa këtyre Lideri i tyre u jep energji- apo dhe forcë për të vepruar, për të funkcionuar Këto janë subjekte politike që nuk mbështeten në energjitë dhe forcat e mundshme dhe reale që i kanë të gjithë antarët e partisë, por të njëjtat në mënyrë të pakuptimtë i nënshtrohen ndikimit dhe forcës së një individi në rastin konkret të gjithë i nënshtrohen dhe bëhen të varur nga forca vullneti dhe mundësitë e Liderit- Kryetarit të Partisë. Kjo është çasje shumë e gabuar sepse më shumë koka mendojnë më mire më qartë si dhe janë më të frytshme se një kokë e vetme njeriu. Sado që Lideri të jetë i menqur, intelegjent dhe i zgjuar megjithate ai nuk mund të jetë më i menqur, më intelegjent dhe më i zgjuar se shumica e antarëve të partisë në mesin e të cilëve mund të ketë edhe njerëz shumë më të mençur më intelegjent apo dhe më gjenial, të cilët mund ti ofrojnë shumë gjëra dhe mundësi më të mira, më të nevojshme dhe më qëlluara Partisë. Në shtetet dhe shoqëritë demokratike vendimet e shumicës janë më të rëndësishme, më të vlefshme dhe më të pranueshme se vendimet e një individi të vetëm aftësitë dhe energjia e të cilit nuk mund të jenë gjithmonë të shumta apo dhe të pakufizuara. Kur jemi te energjia e Partive Politike këto lirisht mund ti quash li-on sepse te njëjtat veprojnë-funkcionojnë ne parimin e baterive me të cilat mbushen me enetgji celularët apo aparatet e tjera teknike që shfrytëzojnë këso lloji baterishë. Dhe sa zgjat afati i energjisë që e posedon Partia e cila varet në aspekt të aktiviteteve dhe funkcionimit nga energjia e Liderit apo me forcën që ai ja jep Partisë. Kjo pra funkcionon deri sa lideri ndodhet në krye të saj dhe në rast se i njëjti individ e braktisë Partinë politike atëher edhe ky subjekt politik nuk funkcionon asnjëherë më ashtu siç ka funkcionuar sa lideri ka qenë në krye të saj apo dhe e njëjta dë të shuhet. Mbështetja te forcat, te aftësitë dhe te energjia e një individi është dëshmi se Partitë politike nuk kanë kapacitete dhe resurse si dhe atmosferë demokratike brenda tyre. Mungesa e demokracisë te Partitë politike ka ndikuar edhe në kohzgjatjen e egzistimit të Partive politike shqiptare në skenën politike këtu te ne. Mungesa dhe moszbatimi i demkoracisë në Partinë për Prosperitet Demokratik ka qenë shkak për shuarjen e këtij subjekti politik në ambientin politik në Maqedoni. Poashtu mungesa e demokracisë së brendëshme është një prej shkaqeve apo faktorëve të dobësimit dhe humbjes së peshës dhe forces politike të Partisë Demokratike Shqiptare PDSH. Po e njëjta mungesë e demokracisë së brendëshme do të jetë shkak edhe për dobësimin e çdo subjekti tjetër politik në ambientin politik shqiptar këtu në RMV përfshi këtu edhe të BDI-së e cila me ngulm krijoi kult për Liderin e saj të tanishëm Ali Ahmeti.Ngritja e kulteve për Liderët e Partive politike është një praktikë shumë e gabuar me një lule nuk vjen pranvera. Prandaj është koha që të lejohet liri dhe hapsirë më e madhe veprimi brenda Partive politike shqiptare sepse rezervimi i pozicioneve të favorshme vetëmse për Liderin e Partisë dhe njerëzit e kierarkisë më të lartë partiake i demoralizon dhe i demotivon anatrët e tjerë të Partisë që të qëndrojnë në parti të cilët individ janë të interesuar që me antarsimin në parti të mud ti realizojnë edhe ata ambicjet, interesat dhe dëshirat që një ditë edhe ata të mund të bëhen lider Partie. Dhe nëse për shkak të ambicjeve të pakuptimta dhe absurde të disa individëve që ndodhen në kierarkinë më të lartë partiake dhe të cilët mbajn monopol mbi postet më të larta në Parti një kohë të gjatë antarët e tjerë nuk mund ti realizojnë ato dëshira dhe ambicje atëher të njëjtët mund të sjellin vendim që ta braktisin Partinë apo dhe të antarsohen nëpër parti të tjera politike me shpresë se atje do të mund ti realizojnë më mirë dhe në mënyrë më të lehtë interesat apo dhe ambicjet e tyre politike.
Demokracia e brendëshme partiake e rrit konkurencën si dhe cilësinë në punën dhe aktivitetet e partisë por nga ana tjetër edhe e lufton monopolin mbi postet më të larta partiake gjë që është një prej arsyeve dhe shkaqeve të shumta dhe të shpeshta për paraqitjen e pakënaqsive në mesin e antarëve të partisë apo dhe për paraqitjen e frakcioneve nëpër parti ndërsa në raste të skajshme edhe për përqarjen e Partive politike.