Nesër pritet që në vendin tonë të arrijë dërgesa e parë me 10 mijë doza të vaksinave Pfizer, ndërsa po kaq vaksina pritet të vijnë me dërgesën e dytë, respektivisht me 26 prill.

Vaksinat nesër pritet të arrijnë fillimisht në Aeroportin e Sofjes, ndërsa pasdite me transport të veçantë pritet të mbërrijnë në vend.

Deri në fund të prillit, gjegjësisht për më 28 prill është njoftuar mbërritja e 200 mijë vaksinave kineze kundër Covid-19.