Presidentja, Kryeministri e Kryetari i Kuvendit të Kosovës, nesër do të bëjnë nderime te memoriali për të Pagjeturit më rastin e 27 prillit.

Agjenda e plotë:

Agjenda e përbashkët e Presidentes Osmani, Kryetarit Konjufca dhe Kryeministrit Kurti për nesër (27 prill 2021)

Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Kryeministri Albin Kurti bëjnë nderime te memoriali për të Pagjeturit.

Vendi: Para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi “Ibrahim Rugova”)

Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës.

Vendi: Kompleksi Memorial në Meje, Gjakovë.