Ka ndërruar jetë trajneri i kampionit olimpik shqiptar, Shaban Tërstena. Lajmi për vdekjen e ish trajnerit të kampionit shqiptar e ka lënë Tërstenën të tronditur.


Ja reagimi i tij:

Të Allahut jemk dhe tek Ai do të kthehemi. Padyshim se shpirtërat tona janë në pronën e Tij!

Të dashur miqë dhe njerëz të mirë, po e ndaj një dhimbje tejet të madhe në këtë mengjes të së mërkurës, sapo u ngrita në orët e hershme 6:30 në mëngjes, djali i legjendës Luftari i Lirisë Sametin Sinani paska shkruajt në celular:” Aga Shaban, babi im dhe trejneri yt, legjenda Hajrush, në ora 5:20 të mëngjesit, u largua nga kjo botë”.

Ishte një dhimbje e madhe kur e lexova,edhe pse une isha dje në vizit në shtëpi,tashmë i ndjerë trejner im Hajushi ishte shumë në gjendje kritike shënditi i tij nga sëmundja e malkuar nga Kanceri.

Oh trejneri im, çdoherë kam qenë krenar me ty si dhe që të kam pasur trejner dhe do të jem deri sa Zoti të më jep jetë të jetoj në këtë botë. 20 vite ishim bashkë ne jetën time sportive në kohët më të vështira, edhe pse nuk kemi pasur kushte dhe përsëri nuk jemi dorëzuar dhe kemi arritur të shkruajmë historinë e artë te sportit në Botën e Madhe Sportive, Zoti i Madh e mëshiroftë shpirtin tënd dhe të shpërbleftë me gradën më të lartë në Xhenet! Amin.

Kjo është bota ime dhe jeta me trajerin tim legjendar, Hajrush Sinani, por është edhe historia jonë e përbashkë për t’u rrëfyer jeten tonë sportive për 20 vjet pandërprerë me momente emocionale dhe dramatike të së kaluarës tonë të lavdishme, të cilët në një mënyrë apo tjetër ishin me me mua gjatë gjithë 20 vite te jetës sime sportive. Ishin të pandashëm nga unë, ishin të palodhshëm, më ka përcjellë orë e çast, çdo ditë, çdo muaj dhe shumë vite me radhë. Ishin pranë meje në të gjitha ato stërvitje të mundimshme dhe të pafundme. Ishin në verë e në dimër, në shi e borë, asnjëherë nuk më janë ndarë. Ishin me mua në fitoret e mia, ishin pjesë e gëzimeve të mia.