Biznesmeni nga Tetova, Naser Havzija, në një prononcim për Tv Klan Maqedoni ka deklaruar se Qeveria nuk i ka kompenzuar pagat e punëtorëve aq sa i kanë të paraqitur.

“Për një punëtor muajin e 12-të kemi marrë, 15.000, muajin e 11-të kemi marrë 18.400, ndërsa neve na del 22.000 denarë, paga e një punëtori me pagë minimale. Për shembull, ku janë këta tjerat që mungojnë. Ne paguajmë kontributet e punëtorëve, plus tatim personal”, ka deklaruar Havzija. /TS