Biznesmeni nga Tetova, Naser Havzija, në një prononcim për Tv Klan Maqedoni ka reaguar ndaj masave parandaluese ndaj virusit korona, me të cilat u mbyllën të gjitha objektet hotelierike, transmeton TetovaSot.

 

“Nuk duhet të largohen punëtorët prej pune, mirëpo ne do të detyrohemi, jo punëtorët, por edhe ne të ikim. Do të detyrohemi edhe ne të ikim, t’i mbyllim edhe të ikim, në rast se nuk kemi një përkrahje”, ka deklaruar kështu Havzija.