Napoli ka fituar ndaj Lazios në derbin e xhiros së 32’të të Serie A.

Takimi ishte mjaftë atraktiv me shumë gola të shënuar.

Napoli fitoi me rezultat 5 – 2 dhe për Napolin shënuan, Insinge, Politano, Mertens dhe Osimhen.

Fillimisht shënoi Insinge në minutën e 7’të nga penalltia, 5 minuta më pas Politano realizoi pas asistimit të Mertens.

Në pjesën e dytë përsëri ishte Insinge që hapi llogarinë e golave duke shënuar në minutën e 53’të pas asistimit të Elseid Hysaj.

Mertens realizoi për golin e 4’të te Napolit për të thelluar edhe më shumë rezultatin.

Për të ngushtuar epërsinë e Napolit u përkujdes sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile që shënoi golin e parë në takim për Lazion në minutën e 70’të.

Savic shënoi një gol të bukur nga goditja e lirë për golin e dytë të Lazios.

Për të përmbyllur llogarinë e golave u përkujdes lojtari i Napolit, Osimhen në minutën e 80’të.

Me këtë fitore Napoli grumbullon 63 pikë dhe ndodhet në vendin e 5’të, 2 më pak se Juventus që është në vendin e 4’të.

Lazio mbetet e 6’ta me 58 pikë të grumbulluara pas 32 xhirosh.