Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rekomanduar që SHBA të ndalojë përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson, e cila është përdorur kundër COVID-19.

Një rekomandim i tillë ka ardhur pas raportimit të 6 rasteve të rënda të mpiksjes së gjakut.

Bëhet me dije se 6 rastet janë regjistruar mes 6,8 milionë personave të vaksinuar me vaksinën Johnson & Johnson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera theksohet se të gjashta rastet janë evidentuar më së shumti mes femrave të moshës 18 deri në 48 vjeç, me simptomat që u dalluan pas 6-13 ditë pas vaksinimit.

“Po analizojmë këto raste dhe po i hetojmë. Derisa të përfundojë ky proces, rekomandojmë ndalimin e përdorimit të kësaj vaksine, si masë paraprake”, shprehet Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kujtojmë se ditën e djeshme u hap drita jeshile, ku nisi shpërndarja e vaksinave kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian.