Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditë së djeshme (23.04.2021) vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 243 shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 15 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 2 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Nga ky dikaster njoftojnë se janë shqiptuar edhe 37 sanksione për këmbësorët, 8 për përdorim të celularit gjatë vozitjes dhe 51 të tjera për parkim të parregullt.