Mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë protestuar kundër arrestimit të kolegut të tyre, pulmologut Ibrahim Hoti.

Kolegu i Hotit, Hasan Asllani në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se nuk do të lëvizin nga kërkesat e tyre deri në lirimin e tij.

Ibrahim Hoti është suspenduar nga puna pasditen e së enjtes pasi që ai në një video shihej duke refuzuar që t’i ofroj ndihmë mjekësore një qytetari nga Podujeva, transmeton Klan Kosova.

Pas kësaj, mjeku ishte ndaluar për 48 orë.